Pochettino: Lautaro një nga më të mirët

Mauricio Pochettino nuk ka kursyer lëvdatat për Lautaro Martinez.

Sport

19/03/2020 22:20

Ish trajneri i Tottenham Hotspur, Pochettino, ka dhënë disa komente pozitive për yllin e  Inter, Lautaro Martinez.

Lautaro po kalon në formë të lartë me fanellën ‘Zikaltër’, duke tërhequr vëmendje të madhe nga shumë skuadra, përfshirë Barcelonën.

Përveç Barcës, lojtari duket se ka kapur edhe syrin e ish trajnerit të Spurs, Pochettino, i cili cilëson lojtarin si një nga më të mirët në botë.

“Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë në botë” ka thënë Pochettino për ‘Radio La Plata’, transmeton lajmi.net.

“Nuk është vetëm për atë që po bën tani, por për potencialin që ka. Nëse klubet e mëdha kërkojnë shënues, emri i tij duhet të jetë aty” ka shtuar trajneri argjentinas.

Inter pagoi 25 milionë euro për kartonin e tij. Klauzola e tij liruese është 111 milionë euro. Barca synon ta aktivizojë këtë klauzolë gjatë verës. /Lajmi.net/