“Po zihen femrat për ty” – Elijona flet me Limin për Albën, Dolcen dhe Bian
Elijona ka hapur një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin rreth situatës së tij sentimentale në shtëpi, duke e vënë në qendër të vëmendjes raportin që ai ka njëkohësisht me Albën, Dolcen dhe Bian. Ajo nuk i ka kursyer fjalët, duke i thënë se tre vajzat po përplasen mes vete pikërisht për shkak të tij, një…
ShowBiz
Elijona ka hapur një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin rreth situatës së tij sentimentale në shtëpi, duke e vënë në qendër të vëmendjes raportin që ai ka njëkohësisht me Albën, Dolcen dhe Bian.
Ajo nuk i ka kursyer fjalët, duke i thënë se tre vajzat po përplasen mes vete pikërisht për shkak të tij, një situatë që po krijon tensione të dukshme në ambientin e përbashkët.
“Po zihen femrat për ty”, i është drejtuar Elijona Limin, duke nënvizuar se dinamika mes vajzave po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe se ai, me sjelljen e tij, duket se është në qendër të këtij trekëndëshi emocional.
Nga ana tjetër, Limi ka tentuar ta relativizojë situatën, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për lojëra apo manipulime nga ana e tij, por për procese të ndryshme që po i menaxhon paralelisht. Ai ka thënë se me secilën prej vajzave ka një raport të ndryshëm dhe se po përpiqet t’i mbajë gjërat të qarta.
“Unë po sqarohem me ex-in, me shoqërinë dhe me atë që po vazhdoj përpara”, është shprehur Limi, duke lënë të kuptohet se Alba përfaqëson të kaluarën e tij, Dolce një lidhje më shoqërore, ndërsa Bia është ajo me të cilën po tenton të ndërtojë diçka për të ardhmen.
Rrjedha e këtyre marrëdhënieve mbetet për t’u parë, por është e qartë se trekëndëshi tashmë është shndërruar në një nga temat më të nxehta të momentit.