‘Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri publikojnë video gjatë xhirimeve

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës më të re “Ma Kthe”, në bashkëpunim me ikonën e hip-hopit Ledri Vulën. Në postimin e saj në Instagram, Xhensila shfaqet e buzëqeshur në setin e xhirimeve, e rrethuar nga stafi, shkruan Indeksonline. Në mbishkrim…

ShowBiz

30/04/2025 18:46

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës më të re “Ma Kthe”, në bashkëpunim me ikonën e hip-hopit Ledri Vulën.

Në postimin e saj në Instagram, Xhensila shfaqet e buzëqeshur në setin e xhirimeve, e rrethuar nga stafi, shkruan Indeksonline.

Në mbishkrim shkroi:

“Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti.”

 

 

Kënga “Ma Kthe” pritet të jetë një tjetër sukses dhe bashkëpunimi me Ledrin ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)