Po voziste 180 km/h në zonë urbane, Policia e gjobit me 500 euro dhe pesë pikë negative

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h një shoferë ka vozituru 180 km/h. Policia i ka shqiptuar atij gjobë 500 euro dhe pesë pikë negative, ndërsa patentë-shoferi i ishte konfiskuar më parë. “Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe…

Lajme

31/05/2026 19:53

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h një shoferë ka vozituru 180 km/h.

Policia i ka shqiptuar atij gjobë 500 euro dhe pesë pikë negative, ndërsa patentë-shoferi i ishte konfiskuar më parë.

“Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe rasti do të procedohet me paraqitje në gjykatë. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: