Po vjen ‘Big Brother’ me personazhe VIP (Foto)

Spektakli i njohur “Big Brother Albania” zgjoi shumë kureshtje këtë vit në edicionin e nëntë.

ShowBiz

20/09/2017 08:30

Shumë ngjarje interesante u zhvilluan në edicionin e fundit, nga njerëz të panjohur, të cilët dolën nga shtëpia duke marrë famën me vete.

Burimet pranë e revistës “Who” pranë Top Channel, kanë pohuar se së shpejti ky kanal televiziv po mendon që të sjell një format të ri të “Big Brother”, me personazhe të njohur.

Ky edicion mendohet të titullohet “Big Brother VIP”, ndërsa nuk dihet saktë data kur mund të fillojnë përgatitjet për realizmin e tij.

Ndryshe, formati i “Big Brother” me figura publike është shumë i njohur në shtetet e jashtme.

Mbetet të shihet nëse do arrijë vërtetë një edicion i tillë edhe në Shqipëri.