​Po vazhdon të bie borë, por ja si do të jetë moti javën e ardhshme

Në orët e mbrëmjes vazhdojnë reshjet e borës dhe temperaturat janë nën zero gradë Celsius, ndërkohë që rrugët janë kryesisht të kalueshme. Pas motit pranveror që mbretëroi ditën e shtunë me temperatura maksimalet deri në 17 gradë Celsius, dita e diel ngjason krejt ndryshe, si rezultat i ndryshimeve në shtresat e ulëta dhe të mesme…

Lajme

06/04/2025 21:16

Në orët e mbrëmjes vazhdojnë reshjet e borës dhe temperaturat janë nën zero gradë Celsius, ndërkohë që rrugët janë kryesisht të kalueshme.

Pas motit pranveror që mbretëroi ditën e shtunë me temperatura maksimalet deri në 17 gradë Celsius, dita e diel ngjason krejt ndryshe, si rezultat i ndryshimeve në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, e cila ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore.

Temperaturat minimale sonte pritet të jenë nën zero, përkatësisht minus 1 gradë Celsius dhe era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë. Por, si do të mbretërojë moti javën e ardhshme?

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga Verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E martë

Parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

E mërkurë

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.