Po trajtohej në QKUK pas aksidentit në Sfaraqak të Vushtrrisë, ndërroi jetë mbrëmë viktima

Ka humbur jetën një person i cili po trajtohej në QKUK pas plagëve të marra nga një aksident në Sfaraqak të Vushtrrisë. Aksidenti kishte ndodhur me 19 tetor të këtij viti, shkruan lajmi.net. I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është në arrest shtëpiak. “Fsh.  Sfaraqak, Vushtrri 19.10.2024 – 16:03. Me 06.11.2024 është raportuar se viktima…

Lajme

07/11/2024 09:56

Ka humbur jetën një person i cili po trajtohej në QKUK pas plagëve të marra nga një aksident në Sfaraqak të Vushtrrisë.

Aksidenti kishte ndodhur me 19 tetor të këtij viti, shkruan lajmi.net.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është në arrest shtëpiak.

“Fsh.  Sfaraqak, Vushtrri 19.10.2024 – 16:03. Me 06.11.2024 është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Vdekje e të tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. I dyshuari gjendet në arrest shtëpiak. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/