“Po thotë halla Shqipe…”- Promovimi me tallava i biçikletave që kushtuan afro 300 mijë euro
Drejtori i Prishtina Parking, Sokol Havolli ka br nj promovim interesant për biçikleta në kryeqytet. Havolli, i cili udhëheq me ndërmarrjen publike lokale të Prishtina Parking, në videon që tenton të promovojë biçikletat që janë kritikuar si super të shtrenjta, në një sekuencë prej katër sekondash lëshon këngën tallava “Po thotë halla Shqipe, Gonja dhe…
Lajme
Drejtori i Prishtina Parking, Sokol Havolli ka br nj promovim interesant për biçikleta në kryeqytet.
Havolli, i cili udhëheq me ndërmarrjen publike lokale të Prishtina Parking, në videon që tenton të promovojë biçikletat që janë kritikuar si super të shtrenjta, në një sekuencë prej katër sekondash lëshon këngën tallava “Po thotë halla Shqipe, Gonja dhe Valbona Liridon përhajr t’koftë nusja Saranda“.
Ndërmarrja publike lokale ‘Prishtina Parking’ ka të shpërndarë një video në llogarinë zyrtare në ‘TikTok’. E përcjellë me ritmin e kësaj kënge tallava, në videon që prezantohen biçikletat shkruhet “Halla që osht hallë, ta pagun biçikletën mu vozit tanë ditën. #PrishtinaBike“.
Ndaj këtij postimi ka pasur reagime nga vetë përdoruesit e rrjetit social ‘TikTok’, duke ia përkujtuar ndërmarrjes publike lokale se është institucion dhe jo llogari argëtuese.
“Spo ju vjen more marre me ksi muzike me bo reklam Institucioni i shtetit hekne more se marrja e zotit ej qa jeni tu promovu”, thotë njëri nga komentuesit.
“Pse me kete muzik bree”, ka shkruar një komentues tjetër.
Insajderi para dhjetë ditësh ka realizuar një storie që dëshmon interesimin e ulët të qytetarëve që frekuentojnë kryeqytetin për shfrytëzimin e biçikletave super të shtrenjta.
Qytetarët prezentë e kanë vlerësuar si çmim shumë të lartë blerjen e një biçiklete në shumë prej afro tre mijë eurosh.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një prononcim për Insajderin është ankuar se fushatat senziblizuese lidhur me biçikletat e kryeqytetit po kushtojnë shumë.