“Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog”

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, po cilëson se ka filluar të shtrohet rruga për përfshirjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

09/03/2019 20:25

Përmes një postimi në Facebook, Murati është shprehur se dobësimi i brendshëm i BE-së, dhe destruktiviteti i Beogradit po çojnë drejtë kolapsit të dialoguit në formatin aktual, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog.

Dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e platforma për bisedime po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm.

Dialogut të tej zgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të si duket po i vjen fundi.

Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-të ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Presidentit Tramp e Sekretarit të Shtetit Pompej.

Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhet shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit. /Lajmi.net/