Po shkëlqen në Bundesliga, futbollisti i Eintracht në qershor mbetët ‘lojtar i lirë’

Skuadra e Eintracht Frankfurtit sot gjatë ditës ka dhënë një lajm interesant që ka të bëjë me futbollistin nga Japonia, Daichi Kamada. Sipas klubit nga Bundesliga, futbollisti 26-vjeçar do të mbetët lojtar i lirë në fund të muajit qershor gjatë këtij viti, shkruan Lajmi.net Lojtari i Kombëtares së Japonisë këtë sezon ka qenë një nga…

Sport

12/04/2023 17:01

Skuadra e Eintracht Frankfurtit sot gjatë ditës ka dhënë një lajm interesant që ka të bëjë me futbollistin nga Japonia, Daichi Kamada.

Sipas klubit nga Bundesliga, futbollisti 26-vjeçar do të mbetët lojtar i lirë në fund të muajit qershor gjatë këtij viti, shkruan Lajmi.net

Lojtari i Kombëtares së Japonisë këtë sezon ka qenë një nga më të mirët në ekipin gjerman. Ai ka zhvilluar 25 ndeshje në Bundesliga, ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 5 asiste.

Përveç ksaj, lojtari i Eintracht në Ligën e Kampionëve zhvilloi tetë ndeshje, shënoi tre gola. Kurse në Kupën e Gjermanisë “DFB Pokal”, luajti katër ndeshje, shënoi tre gola.

Vlera momentale e futbollistit, Daichi Kamada sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 30 milionë euro./Lajmi.net/