“Po shkelet Kushtetuta, ata janë të vetëdijshëm se çka po bëjnë” – Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Igor Simiq nga Lista Serbe është deklaruar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai tha se shorti për nënkryetarin është jokushtetuese. “Po shkelet Kushtetuta, ata janë të vetëdijshëm se çka po bëjnë”, tha Simiq. “Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë,…

Lajme

28/08/2025 13:06

Igor Simiq nga Lista Serbe është deklaruar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Ai tha se shorti për nënkryetarin është jokushtetuese.

“Po shkelet Kushtetuta, ata janë të vetëdijshëm se çka po bëjnë”, tha Simiq.

“Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë, dhe në këtë rast ai është Slavko Simiq”.

Simiq mes tjerash theksoi se Lista Serbe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth kësaj çështjeje.