Po qëndronte në oborr të tij, plumbi ia kap këmbën një burri nga Vushtrria nga disa të shtëna

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici një incident të pazakontë, pasi u plagos nga një e shtënë armë zjarri ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka dëgjuar një të shtënë dhe menjëherë pas saj ka ndier një goditje në pjesën mbi gjurin, raporton…

Lajme

06/09/2025 09:50

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici një incident të pazakontë, pasi u plagos nga një e shtënë armë zjarri ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka dëgjuar një të shtënë dhe menjëherë pas saj ka ndier një goditje në pjesën mbi gjurin, raporton lajmi.net

Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit./Lajmi.net/