“Po pluralizmit, jo terrorizmit” – Burri i Albulena Haxhiut me mesazh pas vendimit të PZAP-së për të certifikuar Listën Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po mban sot mbledhjen e radhës gjatë përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kjo mbledhje ka ardhur pas asaj ku nuk u certifikua Lista Serbe, e që më pas PZAP përmes një vendimi tha se ajo duhet të certifikohet. Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, përfaqësues i VV-së në…

Lajme

25/08/2025 13:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po mban sot mbledhjen e radhës gjatë përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kjo mbledhje ka ardhur pas asaj ku nuk u certifikua Lista Serbe, e që më pas PZAP përmes një vendimi tha se ajo duhet të certifikohet.

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, përfaqësues i VV-së në KQZ ka shkuar në mbledhje sot me një pankartë.

“Po pluralizmit, jo terrorizmit”, ka shkruar Krasniqi në një letër të bardhë të cilën e mban para vetes.

Kjo pankartë e tij lidhet me vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe, vendim ky që u kundërshtua shumë nga anëtarët dhe deputetët e VV-së. /Lajmi.net/