Po planifikonin vrasjen e një personi, policia zë në flagrancë të dyshuarit duke pranuar armët
Policia e Kosovës ka raportuar një rast të pjesëmarrjes dhe organizimit të grupit kriminal të organizuar dhe detyrimit në Prishtinë dhe Pejë. Policia ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar një rast të pjesëmarrjes dhe organizimit të grupit kriminal të organizuar dhe detyrimit në Prishtinë dhe Pejë.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës.
Të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës.
“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet nga policia.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/