Po largohet Zidane, Real Madrid nis kontaktet me trajnerin e ri

Real Madridi ka kontaktuar me Jose Mourinho pasi Zinedine Zidane nuk ka të ardhmen e sigurt, raporton El Chiringuito.

Sport

21/10/2019 08:59

Reali u mposht 1-0 në Mallorca të shtunën, një rezultat që rriti presionin edhe më shumë mbi menaxherin francez.

Me të ardhmen e paqartë të Zidane presidenti i Realit, Florentino Perez i është afruar Mourinhos, i cili menaxhoi klubin nga 2010 deri në 2013, përcjell lajmi.net.

Tekniku portugez është papunë që kur u largua nga Manchester United në dhjetorin e vitit të kaluar.

Është konfirmuar se tashmë ai do të kthehet në menaxhim, por mbetet pikpyetje skuadra të cilën do ta drejtojë. /Lajmi.net/