Po ktheheshin nga Berlini, dy shqiptarë të RMV-së humbën jetën në aksidentin në autostradën Beograd- Nish
Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës, përcjell TV21. Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur N.A. dhe bashkëshortja e Sh.A., i cili është rëndë i lënduar nga aksidenti. N.A. dhe Sh.A. janë kushëri, respektivisht djem të axhës. Anëtarët…
Lajme
Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës, përcjell TV21.
Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur N.A. dhe bashkëshortja e Sh.A., i cili është rëndë i lënduar nga aksidenti. N.A. dhe Sh.A. janë kushëri, respektivisht djem të axhës. Anëtarët e familjes Avdiu po ktheheshin në vendlindje nga Berlini.
Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, ndërsa dyshohet se automjeti i tipit “Seat Leon”, me targa gjermane, për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përplas në bankinat e autostradës.

