Po kontrabandonin pako të cigareve nga Serbia, policia ndalon të dyshuarit në Gjilan
Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë raportuar një rast të parandalimit të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare me Serbinë. Policia ka njoftuar se dje pas pranimit të informative dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim.…
Lajme
Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë raportuar një rast të parandalimit të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare me Serbinë.
Policia ka njoftuar se dje pas pranimit të informative dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur cigare 700 pako me banderola të Serbisë./Lajmi.net/