Po kontrabandonin migrantë drejt vendeve evropiane- Policia ndalon të dyshuarit në magjistralen Gjilan-Ferizaj
Një rast i kontrabandimit me migrantë është raportuar në magjistralen Gjilan-Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy vetura me targa vendore me drejtues mashkull kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin edhe 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim…
Lajme
Një rast i kontrabandimit me migrantë është raportuar në magjistralen Gjilan-Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy vetura me targa vendore me drejtues mashkull kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin edhe 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqipërisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Po ashtu janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj./Lajmi.net/