Po intervistohen dëshmitarët e vrasjes së dyfishtë, Prokuroria jep detaje shtesë
Një burë fillimisht dyshohet se ka vrarë një grua e më pastaj edhe veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se po intervistohen dëshmitarët. Komunikata e plotë pa ndërhyrje: Si pasojë e te shtënave dy persona kanë…

Lajme
Një burë fillimisht dyshohet se ka vrarë një grua e më pastaj edhe veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se po intervistohen dëshmitarët.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.