Po injorohen votuesit nga Diaspora

Me anë të një komunikate për media, LDK ka bërë të ditur se në bazë informatave dhe kontakteve që ka kjo parti, “ka një numër të madh të të interesuarve për të votuar nga diaspora”.

Lajme

02/10/2013 09:58

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se është duke i injoruar votuesit nga diaspora.

Me anë të një komunikate për media, kjo parti ka bërë të ditur se në bazë informatave dhe kontakteve që ka kjo parti, “ka një numër të madh të të interesuarve për të votuar nga diaspora”.

“LDK vlerëson se numri i vogël i votuesve nga jashtë është rezultat i organizimit jo-adekuat të ambasadave dhe konsullatave të Kosovës si dhe mos angazhimit të qeverisë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje për shumë vite me radhë”, thuhet në këtë komunikatë.

“Në votimet e kaluara, me mijëra aplikacione të këtyre qytetareve nuk janë marrë parasysh”.

“Fatkeqësisht, Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës nuk po i kryejnë detyrat e tyre të informimit adekuat të mërgimtarëve për procedurat e regjistrimit dhe votimit”, thotë LDK.