Po i ngarkonin në kamion dy lopë dhe një viç, njëra me numër matrikulimi të Serbisë – Gjedhet konfiskohen, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës, ka hasur në fshatin Hajkobillë të Prishtinës në tre persona, që po ngarkonin në kamion tre krerë gjedhe, dy lopë dhe një viç. Njëra prej gjedheve kishte pasur të vendosur numrin e matrikulimit të Serbisë ndërsa dy të tjerat nuk kanë pas fare, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin është njoftuar Dogana…

Lajme

03/11/2025 09:25

Policia e Kosovës, ka hasur në fshatin Hajkobillë të Prishtinës në tre persona, që po ngarkonin në kamion tre krerë gjedhe, dy lopë dhe një viç.

Njëra prej gjedheve kishte pasur të vendosur numrin e matrikulimit të Serbisë ndërsa dy të tjerat nuk kanë pas fare, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës dhe AUV-i, ndërsa kamioni bashkë me gjedhet janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Hajkobillë, Prishtinë / 02.11.2025 – 18:00. Njësiti policor në fshatin e cekur ka hasur në tre persona – të dyshuarit meshkuj kosovarë duke i ngarkuar në kamion me targa vendore tre krerë gjedhe  (dy lopë dhe një viç). Lidhur me rastin është konstatuar se njëra prej gjedheve kishte pasur të vendosur numrin e matrikulimit të Serbisë kurse dy të tjerat nuk kanë pas fare. Për këto veprime është njoftuar Dogana e Kosovës dhe AUV-i. Me urdhër të prokurorit kamioni së bashku me gjedhe janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/