Po i mbesin krejt kandidatët jashtë- Donika Gërvalla veç me një deputet të partisë së vet mund të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon publikimin e përqindjeve të numëruara për votat për kandidatët për deputetë. E në kuadër të këtyre numërimeve, po kuptohet se edhe kush do të mund të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nga numërimi i deritashëm, nga 10 kandidatët e partisë Guxo, të cilët garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje,…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon publikimin e përqindjeve të numëruara për votat për kandidatët për deputetë.
E në kuadër të këtyre numërimeve, po kuptohet se edhe kush do të mund të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Nga numërimi i deritashëm, nga 10 kandidatët e partisë Guxo, të cilët garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm dy prej tyre mund të sigurojnë ulëse në Parlament.
Sipas KQZ-së, Donika Gërvalla deri më tani ka 18 mijë e 652 vota, kurse Blerim Gashi 3 mijë e 496 vota.
Kurse kandidatët e tjerë si Fatos Geci, Triera Kasumi-Berisha dhe Haki Huruglica nuk kanë arritur të grumbullojnë vota të mjaftueshme deri në këtë fazë, pasi janë numëruar vetëm rreth 24.38% e votave.
Triera Kasumi-Berisha 2.096 vota
Fatos Geci 1.854 vota
Haki Huruglica 1.747 vota./Lajmi.net/
https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc?municipality=0#candidates