Po ecim për në shtëpi ose t’i lidhin krejt – qytetarët e mbledhur “përplasen” me policinë
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e mbledhur para objektit të qendrës komunale të numërimit në Mitrovicë, ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave për shkak të parregullsive në fletëvotime, që të largohen nga aty. Qytetarët kanë debatuar me pjesëtarë të policisë së Kosovës duke mos dashur që të largohen nga vendi ku…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e mbledhur para objektit të qendrës komunale të numërimit në Mitrovicë, ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave për shkak të parregullsive në fletëvotime, që të largohen nga aty.
Qytetarët kanë debatuar me pjesëtarë të policisë së Kosovës duke mos dashur që të largohen nga vendi ku ata janë mbledhur.
“Po ecim në shtëpisë ose t’i lidhin krejt”, dëgjohet një qytetar t’iu drejtohet zyrtarëve policisë, të cilët insistonin në lirimin e hapësirës para QKN-së.
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Vetëvendosjen për manipulim të fletëvotimeve dhe ndërrim të numrave serikë me ato të vendvotimeve, si dhe vulosjen nga dy herë të fletëvotimeve.
Ndërkohë që prokurori i rasti ka insistuar në vazhdimin e procesit të numërimit, PDK-ja me partnerët e koalicionit janë shprehur kategorikë kundër duke kërkuar respektimin e ligjit.
Në qendrën komunale të numërimit të votave janë mbyllur kutitë me fletëvotime që kanë mbetur të hapura, ndërsa kutitë me fletëvotime të dyshuara janë vendosur në një rresht të veçantë.
Ndërkohë nga KQZ-ja kanë sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik në fletëvotime dhe se kanë kërkuar sqarim nga kompania që ka bërë shtypjen e fletëvotimeve./kp