Po e humbin garën për Muriqin, gjigantët e Turqisë kthehen kah ylli i Milan

Pasi po e humbin garën për shërbimet e Vedat Muriqit, gjigantët e Superligës së Turqisë kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Milan, Andre Silva.

Sport

29/06/2019 16:02

Fenerbahce dhe Besiktas janë skuadrat që duan shërbimet e Silva, por lojtari me gjasë do të synojë të rifitoj vendin në formacionin e ‘Rossonerëve’.

Është ‘Calciomercato’ që raportin se janë dy oferta në tavolinë nga Turqia, dhe Milan do të largonte me qejf lojtarin, nëse arrihet shifra e 38 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi portugez ka kaluar sezonin si i huazuar tek Sevilla, duke shënuar 11 gola në 40 ndeshje zyrtare.

Sevilla ka vendosur që të mos shfrytëzoj të drejtën e blerjes prej 39 milionë eurove, duke shpenzuar vetëm 4 milionë euro për huazimin. /Lajmi.net/