Po e filmonte nga afër reperin Tyga, Morenës i ndodh e papritura

Morena Taraku mbrëmë ka përcjellë nga afër koncertin e reperit Tyga.

ShowBiz

22/04/2019 14:22

Reperi me famë botërore Tyga mbrëmë ka mbajtur koncert në Stamboll, shkruan lajmi.net.

E pranishme në këtë koncert ishte edhe Morena Taraku, e cila ishte shumë afër reperit Tyga dhe solli disa pamje në rrjete sociale.

Pas kësaj, ajo e kishte përcjell edhe kur po qëndronte reperi në prapaskenë dhe e filmonte atë me telefon.

Por, në një moment një person që ishte afër Tygës e ka vërejtur këngëtaren dhe kjo e quajti ‘paparac’. /Lajmi.net/