“Po du me ua lanë pikë në zemër”, Elbert Krasniqi s’tregon nëse do propozohet për ministër

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet e rezervuar sa u përket emrave për ministra që Albin Kurti mund t’i propozojë në seancën që pritet të fillojë për pak. Edhe Elbert Krasniqi, që ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk ka treguar nëse do ta ketë sërish këtë pozitë. Madje ai kur u pyet nga…

Lajme

11/02/2026 19:32

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet e rezervuar sa u përket emrave për ministra që Albin Kurti mund t’i propozojë në seancën që pritet të fillojë për pak.

Edhe Elbert Krasniqi, që ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk ka treguar nëse do ta ketë sërish këtë pozitë.

Madje ai kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha “po du me ta lanë pikë në zemër” .

“Po e lëmë surprizë për pak…Po du me ta lanë kështu pikë në zemër, edhe pak, edhe një orë besoj”,deklaroi Krasniqi.