Po barte mjete piroteknike pa kryer procedurat e përcaktuara ligjore- policia kthen në depo kamionin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është ndaluar një automjet transportues (kamion) ku gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ishte duke transportuar mjete piroteknike- dyshohet pa përfillur procedurat e përcaktuara ligjore. Automjeti transportues në përcjellje të policisë është kthyer në depon nga ishte nisur, depo kjo e cila ishte pronë e një mashkulli…

Lajme

12/06/2025 08:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është ndaluar një automjet transportues (kamion) ku gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ishte duke transportuar mjete piroteknike- dyshohet pa përfillur procedurat e përcaktuara ligjore.

Automjeti transportues në përcjellje të policisë është kthyer në depon nga ishte nisur, depo kjo e cila ishte pronë e një mashkulli kosovar.

Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/