PMCO: Skuadra ‘Kings 007’ nga Kosova në PUBG në garë për 1.6 milionë dollarë

Kosovarët po vazhdojnë me suksese të mëdha edhe në video-lojëra.

Auto & Tek

16/02/2021 19:53

‘Kings 007 Kosova’, është kualifikuar në rrethin e ngushtë të garave të PMCO (PUBG Mobile Club Online), shkruan lajmi.net.

Faza e grupeve në PMCO Gjermani, do të fillojë nga 16 shkurti dhe do të zgjasë deri më 21 shkurt.

Nga gjashtë ditët e garës, 16 skuadra do të kualifikohen në finale.

Në rast të triumfit në krejt garën, skuadra kosovare do të ketë si shpërblim 1 milionë e 600 mijë dollarë.

Pra, skuadra kosovare ‘Kings 007 Kosova′, me liderin e saj Ibrahim Bajrami, do të fitojë nga 600 dollarë për secilën ndeshje, që do të thotë fare pa kaluar në raundin tjetër, ata do të arkëtojnë rreth 2400 dollarë.

Kurse, çdo ndeshje e fazës finale shpërblehet me 1200 dollarë.

Kjo skuadër edhe më herët kishte marrë pjesë në gara të nivelit të lartë ndërkombëtarë. /Lajmi.net/