Plot 10 herë: LDK ia liston Qeverisë shkeljet e Kushtetutës

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur vendimet e Gjykatës, duke thënë se Qeveria e shkeli për të dhjetën herë Kushtetutën. Në një postim në faqen e LDK’së në Facebook janë renditur vendimet e Gjykatës, duke filluar nga Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës e deri te Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin…

Lajme

27/06/2024 22:49

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur vendimet e Gjykatës, duke thënë se Qeveria e shkeli për të dhjetën herë Kushtetutën.

Në një postim në faqen e LDK’së në Facebook janë renditur vendimet e Gjykatës, duke filluar nga Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës e deri te Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu hyjnë edhe Ligji për Paga, Ligji për zyrtarët Publik, Ligji për Byronë dhe disa ligje të tjera.