Plazma keksat nuk u zhdukën asnjëherë nga raftet e dyqaneve, a po kontrabandohen ato?

Mw 20 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Megjithëkëtë, marketet në Kosovë vazhdojnë të kenë produkte serbe, ndonëse në një masë më të vogël se sa vitin e kaluar.

Lajme

10/05/2019 18:20

Ajo që bie në sy është se çmimi i produkteve serbë nuk ka lëvizur fare, ose në një vlerë krejt vogël, ani pse taksa ndaj tyre u vendos 100 për qind, shkruan lajmi.net.

Madje ka plotë produkte që aftin e prodhimit e kanë pas vendosjes së taksës.

Produkti serb që përflitet më së shumti plazma keksat, kanë nisur të zëvendësohen me produkte vendore. Megjithëkëtë, në një vizitë që lajmi.net ka bërë në dy markete të ‘Maxi’-t, në qendër të Prishtinës, ky produkt akoma është nëpër rafte. Çmimi i ka lëvizur fare pak, ndërsa prodhimi është bërë pas vendosjes së taksës. Ky rrjet i marketeve është në pronësi të Gazmend Abrashi, këshilltar i kryeministrit, Ramush Hardianj.

Në ‘Maxi’ në rrugën “Rexhep Luci” dhe në rrugën “Rrustem Statovci”, ka plazma që janë prodhuar pas vendosjes së taksës, me çmim thuajse të njëjtë, nëse një pako 150 gram ka kushtuar 85 centë, në këtë market kushton 99 centë.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Dogana e Kosovës për importin e këtij produkti në 5 muajt e fundit, por zyra për informim e Doganës nuk ka dhënë përgjigje.

Megjithëkëtë, sipas statistikave të Doganës për periudhën janar – 31 mars 2019, nuk ka asnjë pako të importuar të plazma keksave serb.

Produkte serbe në mas më të vogël kanë edhe marketet tjera të mëdha në kryeqytet. Çmimi i tyre nuk ka lëvizur pas vendosjes së taksës, çka çon në dyshime të kontrabandimit të tyre.

Për shembull. një pije coca cola 2 litërshe, e cila ka kushtuar 1.25 euro, përsëri ka çmim të njëjtë. Çmim thuajse krejt të njëjtë kanë edhe produktet tjera. /Lajmi.net/