​Platforma për çështje të komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Kryeministri i Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Platformës për Çështje të Komuniteteve te Qeveria e Republikës së Kosovës, platformë që është zhvilluar nga IOM-i në vitin 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Zvicrës. Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se platforma u mundëson qytetarëve nga të gjitha komunitetet…

Lajme

29/09/2026 17:03

Kryeministri i Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Platformës për Çështje të Komuniteteve te Qeveria e Republikës së Kosovës, platformë që është zhvilluar nga IOM-i në vitin 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Zvicrës.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se platforma u mundëson qytetarëve nga të gjitha komunitetet joshumicë: serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian, goran, por edhe malazez e kroat, ta gjejnë në një vend të vetëm informacionet që u nevojiten.

“Së pari, ofron informata për politikat e Qeverisë, si dhe për mundësitë më të fundit për grante, subvencione, punësim, trajnime dhe punë praktike dhe, e dyta, u mundëson qytetarëve ta raportojnë drejtpërdrejt diskriminimin, duke krijuar kësisoj komunikim të dyanshëm ndërmjet Qeverisë dhe komuniteteve”, citohet Kurti në komunikatë.

Kryeministri Kurti njoftoi se platformën do ta menaxhojë Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe i ftoi të gjitha komunitetet që ta përdorin, promovojnë dhe që të ndihmojnë që kjo ajo të përmirësohet vazhdimisht.