Platforma e dialogut shqyrtohet në Komisionin e Jashtëm

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike po shqyrton projekt – platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Lajme

04/05/2018 15:17

Kjo platformë ditë më parë ishte dërguar nga Qeveria në Kuvend, ku mandaton presidentin Thaçi t’i udhëheqë negociatat.

Platforma e dialogut që ka një faqe e gjysëm tekst, përmban nëntë pika.

Ajo parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke.