“Plastic Hearts”, projekti i ri muzikor nga Miley Cyrus
Miley Cyrus ka publikuar edhe një projekt nga albumi i ri.

ShowBiz
Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Miley Cyrus lansoi këngën e re me titull “Plastic Hearts”, shkruan lajmi.net.
Artistja vendosi që këtë projekt ta sjell vetëm në versionin audio, ndërsa për pak orë mori mbi 200 mijë klikime në YouTube.
Kënga “Plastic Hearts” është pjesë e albumit të ri të Miley, i cili përmban 12 projekte të reja.

Pjesë e këtij albumi ishte edhe dueti “Prisoner” me Dua Lipën, i cili brenda pak ditësh mori 20 milionë klikime.
Kujtojmë se Miley do t’i bashkohet Dua Lipës sonte (e premte) në koncertin e saj virtual. /Lajmi.net/
