Plani Marshall për Shtetet e Bashkuara

Kur ura kryesore e autostradës për në Kaliforni u shemb muajin e kaluar, ndikimi në gjithë pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara edhe një herë theksoi problemin serioz të infrastrukturës së vendit. Në të vërtetë, ekonomia më e madhe e botës është duke u copëtuar.

Opinion

04/08/2015 10:36

Neveria ideologjike për investime në sektorin publik, së bashku me të menduarit afatshkurtër endemik të atyre që shkruajnë buxhetet, ka mbajtur shpenzimet për rrugët, aeroportet, hekurudhat, rrjetet e telekomunikacionit, si dhe prodhimin e energjisë në nivele shumë më poshtë sesa që është e nevojshme. Dhe ende problemi nuk mund të injorohet. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë shpejt për të siguruar shërimin e saj të brishtë ekonomik me një themel të fortë të infrastrukturës moderne, ajo mund ta gjejë vetën sërish duke u zhytur ngadalë në stagnim.

Duket qartë se një ekonomi e zhvilluar kërkon përshtatshmëri dhe investime të vazhdueshme në të mirat publike. Por gjendja e infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara sugjeron se shumë vendimmarrës nuk e ndajnë këtë mendim. Një raport i vitit 2013 i Shoqërisë Amerikane të Inxhinierëve Civil, i ka dhënë Shteteve të Bashkuara një notë të përgjithshme D+ për infrastrukturën e saj. Raporti përmend mangësitë e shumta të një shteti të caktuar, duke përfshirë “rrezikun e lartë të digave 88 dhe 1298 urave strukturalisht deficitare” dhe  “nevojën për të investuar 44.5 miliardë dollarë për të përmirësuar sistemet e ujit të pijshëm” në Kaliforni.

Raporti arrin në përfundim se investimet prej 3.6 miliardë dollarë (afërsisht një e pesta e GPS vjetore e vendit) do të jenë të nevojshme deri në vitin 2020, për të rritur cilësinë e infrastrukturës amerikane duke iu drejtuar “prapambeturisë së konsiderueshme të mirëmbajtjes (dhe) nevojës urgjente për modernizim”. Përndryshe, infrastruktura  e shkatërruar e vendit do të tërheq poshtë rritjen ekonomike për vitet që vijnë.

(Lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate)