Plani i Rritjes i BE, Marta Kos uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. Në një postim sot në “X”, Kos shprehet se duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër…

Lajme

24/03/2025 23:21

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit.

Në një postim sot në “X”, Kos shprehet se duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së”, shkruan Marta Kos.

Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që marrin fondet e parafinancimit sipas Planit të Rritjes.

Shqipëria do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së.