Plani i Chelseas për të mbajtur Hazardin

Chelsea nuk do të lejojë largimin e mesfushorit Eden Hazard. Gjiganti londinez është i gatshëm t’i ofrojë rritje të pagës yllit belg, në 12 milionë euro në sezon.

Sport

06/06/2014 14:29

Chelsea është i gatshëm të kundërpërgjigjet ndaj përpjekjeve të Paris Saint-Germain për transferimin e mesfushorit Eden Hazard.

Sipas tabloidit britanik Daily Express, gjiganti londinez nuk dëshiron të lejojë largimin e yllit belg nga Stamford Bridge gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe do t’i ofrojë atij rritje të pagës në gati 12 milionë euro në vit.

Së fundmi, qarkulluan njoftime se PSG i ka ofruar Hazardit pagë vjetore prej 15 milionë eurosh, dhe Chelsea ka reaguar menjëherë duke përmirësuar kushtet financiare të kontratës së tij në klub.

Hazard është një prej futbollistëve më të kërkuar nga trajneri Laurent Blanc gjatë afatit kalimtar të verës pas sigurimit të marrëveshjes për angazhimin e një tjetër futbollisti të Chelseas, mbrojtësit David Luiz.