Plakolli konfirmon prishjen e koalicionit me Guxon në Mitrovicë: Emërimi i drejtorit të Kulturës ishte në kundërshtim me dakordimet tona

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka konfirmuar se e kanë prishur koalicionin me Guxon në Mitrovicë. Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, shkruan lajmi.net. “Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini…

Lajme

04/02/2026 10:27

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka konfirmuar se e kanë prishur koalicionin me Guxon në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, shkruan lajmi.net.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, ka shkruar Plakolli në Facebook.

Në lidhje me prishjen e këtij koalicioni, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar shkurtimisht dhe me ironi.

“Me 3% nuk funksionon as Iphone-i”, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: