Plagosje për 30 euro borxh (Video)

Gëzhojat mbetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa plumbi ngeci në këmbën e D. Rr. I cili u dërgua menjëherë në emergjencë nga plaga që mori.

Lajme

12/10/2015 20:58

Kjo pasi ai në mëngjesin e së hënës  në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë u qëllua me armë zjarri nga një person tjetër, njofton Klan Kosova.

Policia e cila erdhi ne vendin e ngjarjes e  kapi të dyshuarin.

Sipas policisë, i gjithë konflikti nisi për shkak të një mosmarrëveshje që patën palët. E Klan Kosova mëson se deri te ky rast erdhi si pasojë e një borxhi prej shumës 30 euro që D. RR nuk e pagoi për mirëmbajte të liftit, që është përgjegjësi e të dyshuarit.

Megjithatë gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

YouTube player