Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar.
Lajme
Policia bën me dije se më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50-vjeçar.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit”, njoftoi Policia. /Mapo.al/