Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në një piceri

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas sherrit në një piceri në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 17:10 është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht…

Lajme

01/06/2025 20:07

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas sherrit në një piceri në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 17:10 është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit. /Top Channel