Plagosje me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen Dardania në Prishtinë. Raportohet se personi i plagosur është taksist teksa është plagosur nga pasagjerët e tij pas një mosmarrëveshje verbale, transmeton lajmi.net. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë…

Lajme

21/02/2025 20:57

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Raportohet se personi i plagosur është taksist teksa është plagosur nga pasagjerët e tij pas një mosmarrëveshje verbale, transmeton lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmon policia./Lajmi.net/