Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 16:10 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i…

Lajme

10/08/2026 18:31

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 16:10 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Hetimet për rastin janë në zhvillim. /Lajmi.net/