Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, Policia jep detaje

Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash. I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Njoftimi i…

Lajme

28/07/2025 23:15

Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.

I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:00,  është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.  Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.