Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive
Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për Klankosova.tv se dyshimet e para rreth motivit të plagosjes është një mosmarrëveshje rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë. I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të…
Lajme
Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për Klankosova.tv se dyshimet e para rreth motivit të plagosjes është një mosmarrëveshje rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë.
I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë.
“Ende është fazë e hershme të flasim për motivin e rastit, mirëpo dyshimet e para janë që plagosja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë”, tha Kryeziu.
“Prokuroria ka kualifikuar veprën si vrasje e ngelur në tentativë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48h”.