Plagosja e policit te Kisha e Zllakuqanit: Sveçla del me detaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas plagosjes së një polici. Ai tha se rasti ka ndodhur në Kishën e Zllakuqanit, shkruan lajmi.net. Sipas ministrit Policia e policët kishin shkëmbyer edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve, dhe pas kësaj ka…

Lajme

09/05/2024 16:53

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas plagosjes së një polici.

Ai tha se rasti ka ndodhur në Kishën e Zllakuqanit, shkruan lajmi.net.

Sipas ministrit Policia e policët kishin shkëmbyer edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve, dhe pas kësaj ka mbetur i plagosur polici Januz Veselaj.

Sveçla kërkoi zbardhjen e sa më të shpejtë të rastit.

Njoftimi nga ministri Sveçla:

Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.

Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë.

Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit./Lajmi.net