Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi nga sindikata e policisë
Një zyrtar policor ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ka marrë lëndime trupore së bashku me një kolegë të tij nga goditjet me mjete të forta që erdhën si pasojë e një debati me disa qytetarë.

Lajme
Sipas raportimeve në media, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55 në një pikë të kontrollit policor, ku situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe sindikata e policisë së Kosovës me ç’rast kanë shprehur shqetësimin për sulmin ndaj policëve të Kosovës.
Ata kanë kërkuar nga organet e drejtësisë të zbardhin rastin.
Ky është reagimi i plotë:
Reagim!
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!
Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…
Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!
Sindikata e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/