Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pas plagosjes së një personi të shtunën e 12 shkurtit.

Lajme

13/02/2022 08:57

Pas plagosjes së një personi të shtunën e 12 shkurtit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar në komunën e Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Në anën tjetër, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/