Plagosja e gruas nga burri në Fushë Kosovë: Idriz Aliajt i caktohet masa e paraburgimit prej një 1 muaji
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin I.A. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/