Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë: Gjendet arma e krimit, konfiskohet edhe vetura e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë mbi plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, njëri prej të cilëve është një 11-vjeçar. Me anë të një komunikate për media, policia ka bërë me dije se është gjetur arma e zjarrit me të cilën është kryer vepra, shkruan lajmi.net. Po ashtu, është gjetur dhe konfiskuar edhe automjeti…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë mbi plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, njëri prej të cilëve është një 11-vjeçar.
Me anë të një komunikate për media, policia ka bërë me dije se është gjetur arma e zjarrit me të cilën është kryer vepra, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, është gjetur dhe konfiskuar edhe automjeti me të cilin ka lëvizur i dyshuari.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Informata shtesë në lidhje me rastin e plagosjes së dy personave në Shtërpcë
Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. /Lajmi.net/