Plagosja e dyfishtë në Shqipëri, identifikohet i dyshuari që shtiu në drejtim të dy shokëve
Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave me armë zjarri, mbrëmjen e së martës në Laprakë të Tiranës. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arber Krrashi, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:20, kur i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, D. T. dhe…
Lajme
Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave me armë zjarri, mbrëmjen e së martës në Laprakë të Tiranës.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arber Krrashi, banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:20, kur i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, D. T. dhe B. D., të cilët janë miq me njëri-tjetrin.
Sipas hetimeve fillestare, pas të shtënave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.
Dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vijuar punën për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Lidhur me rastin, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme./TCh